Kiara Tito ka ndarë një video emocionuese me Luiz Ejllin, e cila përmbledh disa nga momentet më të paharrueshme nga eksperienca e tyre në “Big Brother VIP Albania 2”, aty ku lindi edhe dashuria mes tyre.
Në llogarinë e saj në Instagram, Kiara publikoi këtë video të realizuar nga një fans i saj, duke e ndarë me ndjekësit emocionet që përcjell.
Videoja përmbledh momente të veçanta nga fillimi i udhëtimit të tyre – nga nata e parë kur Luizi hyri në reality show dhe ata u panë për herë të parë, deri te momentet e dashurisë së parë, martesa brenda programit dhe ardhja në jetë e vajzës së tyre, Luna Mari.
Për më tepër, videoja është shoqëruar me një audio prekëse, e cila përshtatet në mënyrë të përkryer me kujtimet e bukura të çiftit. Ky postim ka ngjallur emocion dhe nostalgji te fansat, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje historinë e tyre të dashurisë.
Nga “nuk do lidhem kurrë me ty”, në prindër për herë të parë, një histori mjaft e bukur dashurie e çiftit Kiara-Luiz.