Ledion Liço e ka nisur prime-n e mbrëmjes së sotme me një surprizë.
Ai ka bërë të ditur se gjatë puntatës së sotme, do të prezantohen 6 banorë të rinj, të cilët i konsideroi si “të zakonshëm dhe jo personazhe të njohur për publikun”. Por jo vetëm kaq!
Ledioni bëri të ditur se të gjashtë banorët që do të hyjnë sot, do të jetojnë në një tjetër shtëpi, e ndarë tërësisht nga pjesa tjetër e banorëve.