16 konkurrentë iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” mbrëmjen e 21 dhjetorit, mes tyre edhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Xum Allushi.
Ky i fundit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut me rrëfimin e tij prekës për ndarjen nga ish-partnerja, e cila dukshëm ka lënë plagë të thella te banori.
Xumi është parë shpesh i prekur në ambientet e programit. Madje, në një moment teksa ndodhej i vetëm në oborr, ai u dëgjua teksa fliste me veten duke thënë: “Nuk të dua më jo!” — moment që ngriti dyshime në rrjet për shëndetin e tij. Por nuk mbaron me kaq!
Edhe pse nuk dihet se si ka rrjedhur situata, pasi pamjet nuk janë të plota, një video është bërë virale në rrjet me protagonist Xumin, i cili shfaqet duke bërë mimika të çuditshme.
Një pjesë e publikut shprehet se është duke bërë humor, ndërsa disa të tjerë shkruajnë: “E kam parë shpesh në shtëpi. Kështu vepron gjithë kohës. Diçka ka, s’më duket mirë”, shoqëruar nga një koment tjetër: “Nuk i vë faj të shkretit, dashuria të shkatërron”.