Ditën e sotme, Luiz Ejlli ka surprizuar partneren e tij, Kiara Tito.
Me rastin e dy vjetorit të romancës së tyre, Luizi i ka bërë një dedikim të ëmbël Kiarës me një shkrim të shkurtër por të ndjeshëm në Instagram.
“2 vite bashkë. 24 muaj, 104 javë 730 ditë, 17.520 orë, 1.501.200 sekonda. Faleminderit që më bëre shok, partner, bashkëshort dhe baba. Të dua edhe për 222 vite”, përfundon Luizi.
Në këtë dedikim emocionues, vëmendjen e ndjekësve e ka marrë edhe një detaj. Duket se datën 24 dhjetor, ditën e parë që ai dhe Kiara u bënë pjesë e Big Brother VIP 2, aty ku edhe u njohën dhe më pas dashuruan, e konsideron si nisjen e romancës së tyre.