Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” u shpall fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës, duke siguruar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025, që do të mbahet në Basel, Zvicër.
Performanca e tyre fitoi 143 pikë, duke triumfuar në garën e fortë përballë Elvana Gjatës me këngën “Karnaval” (135 pikë) dhe Alis me këngën “Mjegull” (59 pikë).
Për herë të parë, diaspora dha një ndikim të madh në votim, duke favorizuar Elvana Gjatën.
Megjithatë, votimi i publikut nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut përmbysi renditjen në favor të Shkodrës Elektronike.
Fituesit falenderuan jurinë dhe publikun për mbështetjen, duke premtuar një performancë dinjitoze në skenën ndërkombëtare.
Mirëpo pas festivalit, në rrjet kanë qarkulluar aludime se kënga “Karnaval” e Elvana Gjatës ngjan shumë me disa performanca të marra nga Eurovision 2024.
Pamjet më poshtë: