Gjatë një loje që banorët e Big Brother VIP Albania kanë organizuar në shtëpi, transgjinores Amber Candy i është kërkuar të tregojë se cili prej banorëve i duket më seksi.
E “detyruar” të përgjigjet, në të kundër përballet me dënimin, Amber përmendi emrin e aktorit, Laert Vasili.
“Ky shpirti këtu”, tha ajo, duke i shpëtuar kështu dënimit.