Diva e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka ndjekur të plotë mbrëmjen e djeshme Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.
Elton Ilirjani publikoi si fillin një video emocionuese të këngëtares teksa sheh pamjet e saj të shfaqura në ekran duke kënduar.
Në një video tjetër, ajo u shfaq së bashku me Eltonin, ku i dërgoi përshëndetje të ngrohta dhe mbështetje festivalit prestigjioz.
Eltoni u shpreh: “Përshëndetje nga New York City, me divën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.” Më pas, ai e kaloi fjalën te Parashqevi, e cila tha:
“Përshëndetje për Festivalin e 63-të të këngës në Radio Televizion. Do doja të isha aty. Herën e fundit që isha, këndova një këngë të bukur të titulluar ‘Degjoma Këngën’.”