Disa ditë më parë, Roza Lati befasoi ndjekësit e saj me një postim në Instagram, pas konfirmimit të Heidi Bacit si prezantuese e “Big Brother VIP: Fan Club”.
“S’di ç’të them… Di veç të them që më është shpif televizioni,” shkroi Roza në InstaStory, një deklaratë që u interpretua nga ndjekësit si një thumb ndaj Heidit. Dhe, duket se spekulimet nuk ishin të pabaza.
Burime për “Panorama”, bëjnë me dije se Roza ishte programuar për të moderuar këtë format e madje kishtë bërë edhe një audicion. Ndërsa priste që t’i besohej ky emision, gjërat kanë marrë një kthesë të papritur dhe në “skenë” ka dalë emri i Heidit.
Në anën tjetër, Heidi Baci, e cila u largua kohët e fundit nga emisioni “Goca dhe Gra”, kishte deklaruar se po linte punën në Shqipëri për të ndjekur një jetë të re në Itali. Por duket se sugjerimi për moderimin e Fan Club e ka bërë të ndryshojë mendjen, duke marrë këtë mundësi të re në ekran.