Në puntatën e fundit të emisionit “Glamour Zone”, e ftuar ishte aktorja e njohur shqiptare, Zamira Kita.
Gjatë bisedës me moderatoren Ester Bylyku, artistja ndau detaje për marrëdhënien e dy personazheve të njohur, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, gjatë xhirimeve të filmit që publikuan vitin e kaluar.
Pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Ka filluar të përflitet në rrjet e unë po të pyes ty meqënëse ke qenë një nga karakteret e filmit që është publikuar vjet me Luizin dhe Oltën, kjo e fundit ka thënë se gjatë xhirimeve nuk ka folur me Luizin. Njerëzit kanë filluar të komentojnë se si ia kanë bërë ata për t’u marr vesh e për të bashkëpunuar për punën. Tani është e vërtetë që nuk ka pasur komunikim fare apo është biseduar për të mirën e punës.
Zamira Kita: Jo kanë patur komunikim, për hir të punës kanë patur.
Ester Bylyku: Jo tha as në film nuk kemi folur.
Zamira Kita: Kanë komunikuar larg e larg. Nuk është se kanë patur një miqësi të afërt e të rrinin siç rrinim ne bashkë. Por jo, kanë komunikuar, nuk mund të thuhet që jo fare. Kanë komunikuar për hir të rolit, të punës, kanë bërë disa dubla. Patjetër që janë marr vesh. Edhe mosmarrëveshje kanë pasur por të gjithë I kemi në xhirime, është normale të ndodh. Aq më tepër që ata kishin dal të dy si dy figura shumë të mëdha, shumë popullore, shumë publike dhe normal që kishin pak këtë ‘kacafytjen’ mes njëri tjetrit. Por nuk është se kishin sherre.