Mbrëmjen e sotme nis spektakli “Big Brother Vip” çel sezonin e tij të katërt, ku sërish produksioni ka premtuar sukses të padiskutuar.
Dje mbrëma u zhvillua një diskutim mes Ledion Liços dhe disa prej isha banorëve më të përfolur nga edicionet e kaluara të programit.
Moderatori tregoi edhe disa detaje të pathëna nga ky edicion i ri i BBV, nga shkëmbimet që do të bëhen me reality show-n paralel në Itali, “Grande Fratello” e deri tek personazhet që do të marrin pjesë.
Por, nuk mungoi edhe një kunjë për ish moderatoren e BBV, Arbana Osmani.
Në një moment të intervistës, Ledioni shprehet se nëse e prezanton një herë BBV, “nuk i hiqesh dot më, vetëm nëse të heqin”.
“Nëse bën njëherë Big Brother-in unë nuk gjej asnjë arsye për ta lënë, vetëm nëse të lënë ata ty. Kjo është pak por e sigurtë, nëse e bën njëherë duhet ta bësh gjithë jetën“, tha Ledioni.