Ish-banorja e Big Brother VIP, Mikela Pupa, ka krijuar një pyetësor në llogarinë e saj në Instagram, ku ndjekësit e saj kanë pasur mundësinë të bëjnë pyetje nga më të ndryshmet.
Një ndër pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje kishte të bënte me Heidi Bacin, e cila së fundmi është konfirmuar si prezantuese e programit Big Brother: Fan Club.
Në përgjigjen e saj, Mikela u tregua e sinqertë, duke thënë se nuk e njeh personalisht Heidin dhe nuk është në dijeni të aftësive të saj si moderatore. Megjithatë, ajo nuk ngurroi të japë mendimin e saj për zgjedhjen ideale. Sipas Mikelës, prezantuesja perfekte për këtë format do të ishte Roza Lati.
“Të them të drejtën, asgjë personale me Heidin, nuk e njoh fare personalisht, nuk e kam parë si moderatore dhe nuk e di si do të jetë. Por di të them kush do ta bënte atë program një super show! Kush do t’i jepte super energji, kush do mbante një super program live me debate dhe të ftuar, ashtu siç e ka treguar që di ta bëjë: @roza_lati,” shkroi Mikela.