Elhaida Dani, largimi i së cilës prej jurisë së “X Factor Albania” u bë i ditur vetëm 24 orë përpara fillimit të spektaklit, ka treguar arsyen e këtij vendimi për “Andale”.
“Për shkak të orareve të mia shumë të zëna dhe faktit që duhet të jem jashtë Shqipërie nga data 1 janar me produksionin e “Notre Dame”, nuk mund të rrija, sado që unë doja shumë të isha në “X Factor”, sado që unë eksperiencën aty e kam dashur aq shumë.”
Artistja nuk ngurroi të përmendë mirënjohjen për personat me të cilët ka bashkëpunuar gjatë eksperiencës së saj të fundit në “X Factor”, për të cilët u shpreh:
“I dashuroj Verën dhe Alketën. Kanë qenë të mrekullueshme me mua, me të vërtetë, për të mos folur për kolegët e mi pastaj, Adin, Arilenën dhe Zerkën. Ka qenë eksperiencë e mrekullueshme, shpresoj shumë që të rikthehem një ditë por për momentin siç e thashë, planet e mia më largojnë jashtë Shqipërie dhe duhet t’i respektoj ato.”
Elhaida u shpreh gjithashtu shumë optimiste ndaj zëvendësimit të saj në pozicionin e jurisë nga Soni Malaj, çështje për të cilën ajo rrëfeu:
“Soni ka qenë në juri më përpara dhe ka qenë e paparë mesa mbaj mend unë, kështu që Soni do të jetë akoma më mirë se unë. Ajo është e familjarizuar me atë ambient shumë më shumë se sa unë.”
Planeve profesionale dhe personale për vitin 2025, Elhaida, edhe pse me programe tashmë të planifikuara, iu qas me krahë hapur, pasi e konsideron veten si “shumë të bekuar të jetë dukë bërë gjithçka që momentalisht po bën” në jetën e saj.