Artisti Robert Aliaj ka bërë një deklaratë të papritur dhe shokuese për këngëtaren Parashqevi Simaku.
Ndërsa shumë njerëz e vlerësojnë dhe e mbështesin atë, përfshirë ndihma financiare, Aliaj e sheh këtë mbështetje si një ekzagjerim.
Në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë”, Aliaj shprehu mendimin e tij se Simaku, për të, nuk ka qenë asnjëherë interesante. Ai e njohu atë nga afër dhe e përshkroi si një “qenie me një mentalitet shumë fshatar”, e zgjuar, por e pakultivuar.
Sipas tij, ajo mund të kishte një zë të bukur, por ishte një artiste që di t’i manipulojë masat, duke shpërndarë mesazhe që mund të kenë pasur ndikim të madh te publiku, edhe nëse ndodhte me qëllim ose jo.
Aliaj vazhdoi të shpjegonte se, edhe pse Simaku ishte simpatike dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar situatat, ai nuk kishte asnjë tërheqje për të, as si femër, as si artiste.
Deklarata e Robert Aliaj:
“Ishte një qenie me një mentalitet shumë fshatar, e zgjuar por e pakultivuar, sigurisht këndonte lezetshëm. Është një artiste që ka manipuluar masën, ishte nga këto që shpëlante trutë e masës. E bënte ndaç me dashje, ndaç me dashje. Kështu e njoh unë Parashqevinë. Unë këndoja në estradën e shtetit, por unë personalisht nuk kam pasur asnjë lloj tërheqje se nuk përmbushte asnjë kriter estetik femëror për mua. Ishte simpatike, por për mua nuk ngjallte aspak interes. Kemi kënduar bashkë në skenë, por ishte një fshatare dhe kaq. Ka në Tiranë më fshatarë se ata që jetojnë në shpellë. Në aq vite, kishte rast dhe flisnim. Me atë kemi pasur përshëndetje, por nuk i mbaj mend asgjë. Ishte komplet jashtë çdo interesi që kam pasur unë si femër dhe si artiste. Ishte e zgjuar, e kapte situatën. Ishte më e zgjuar se shumë këngëtare më të talentuara se ajo që ishte ajo, e kapte situatën. Bëri diferencën se nuk ishte rebele fare, nuk ishte e lirë. Ne ishim të gjithë të shtypur në atë kohë, por ajo vetë si natyrë femërore dhe si formim, ishte më e shtypur. Nuk ishte vetëm faji i Parashqevisë”.