Një automjet ka përplasur një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin Magdeburg në Gjermaninë lindore ditën e sotme.
Mediat gjermane raportojnë për 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Ndërkohë policia po kryen kontrolle në zonë. Shoferi i dyshuar i makinës është arrestuar.
Sipas mediave të huaja, autori dyshohet se është nga Arabia Saudite, ndërsa automjetin me të cilin kreu sulmin e kishte marrë me qira. •
Videoja në mediat sociale tregon një numër njerëzish të shtrirë në tokë dhe shërbimet e urgjencës të pranishëm.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka reaguar pas sulmit terrorist në një treg Krishtlindje në Magdeburg. Scholz ka shprehur mbështetjen për të plagosurit dhe familjet e tyre. Gjithashtu policia lokale e Magdeburg dyshon se mund të ketë pajisje shpërthyese në mjetin që kaloi nëpër tregun e Krishtlindjeve.
Për shkak të këtyre spekulimeve, policia ka rrethuar dhe evakuuar zonën ku ka ndodhur ngjarja.