Stilisti i njohur me origjinë nga Kosova, Valdrin Sahiti ka ndarë shpesh sukeset e tij, teksa ka treguar se ka krijuar veshje për yjet e mirënjohur ndërkombëtarë.
Ndër to është edhe këngëtarja e famshme, Beyoncé, e cila i ka besuar disa herë veshjet e saj Valdrin Sahitit në daljet publike.
Madje, ditën e sotme ai ka ndarë me ndjekësit një postim në InstaStory, tek ka treguar se ka marrë një dhuratë nga Beyoncé.
Një buqetë me lule të bardha dhe një pusullë ku shkruhej:
“Vadrin, Faleminderit shumë që bën magji të ndodhë dhe që krijon fustanet më të bukur! Ju dërgoj gëzim dhe dashuri. Beyoncé”