Këngëtarja e njohur dhe e dashur shqiptare, Parashqevi Simaku, është kthyer në temën më të diskutuar ditët e fundit.
Një ndër zërat që ka folur për të është analisti Ilir Demalia, i cili në një intervistë për Top Channel ka bërë thirrje për një qasje më humane ndaj këngëtares.
Ai theksoi se Parashqevisë nuk duhet t’i ushtrohet presion, por përkundrazi, duhet ndihmuar nga specialistë që ta mbështesin në këtë periudhë të vështirë. Demalia sugjeroi se qetësia dhe mbështetja janë çelësat që mund ta ndihmojnë këngëtaren të rimarrë plotësisht veten.
Sipas tij, ribashkimi i Parashqevisë me djalin e saj është një hap i madh që mund të shënojë një kthesë pozitive në jetën e saj, duke shuar dhimbjet e së shkuarës.
Megjithatë, ai hodhi dritë mbi sfidat dhe zhgënjimet që këngëtarja ka përjetuar ndër vite.
“Parshqevia erdhi me një synim që do të kapte Hollivudin, e drejta e saj, ëndrra e saj, çdo njeri ka ëndrra. Ka njerëz që arrijnë sukses, ka njerëz që dështojnë, ka në Amerikë që kanë dështuar.. ke Madonnën që ka fjet aty ku është gjetur Parashqevia. Problemi është që ajo erdhi më këtë synim dhe kur erdhi këtu sigurisht që njeri do të jetojë, dhe këtu nga izolimi i madh që kemi pasur ne në Shqipëri, Perëndimin e shihnim si parajsë, por Amerika është sistem shumë i ashër duhet të jesh shumë i fortë psikologjikisht. Ajo pësoi një zhgënjim këtu se ajo ishte një këngëtar skene, nuk ishte tallavaje, sepse erdhën këtu dhe duhej të punonin nëpër dasma, në këto klubet e shqiptarëve këto patriotët e mëdhenj që hedhin pare dhe turren si hiena… dhe iku u largua për në Hollivud, dhe më pas unë nuk di gjë më për të, aty është shkëputur.”– tha ai.