Pamjet e këngëtares shqiptare Parashqevi Simaku ku shihej në New York teksa merrte ndihma si e pastrehë kanë prekur mbarë popullin shqiptar.
Pas pamjeve virale, biznesmeni Elton Ilirjani iu gjend Parashqevisë menjëherë pranë, duke i siguruar fjetjen në hotel për tre javë, ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme.
Për situatën e krijuar, një gazetare ka kërkuar mendimin e disa qytetarëve. E teksa u ndal te një grua, kjo e fundit iu përgjigj: “Unë jam me 80 mijë lek pension, ju qani hallin e Parashqevisë”.