Një qytetare së fundmi pretendon se Eni Çobani i është drejtuar me tone ofenduese në mesazhe private, pas një komenti të bërë nga një mikeshë e saj në lidhje me programin “Shihemi në Gjyq” në TV Klan.
Në mesazhin e ndarë me llogarinë JOQ Albania, qytetarja shpjegon se mikja e saj kishte komentuar në një postim të Eni Çobanit mbi disa të pavërteta që, sipas saj, përfshijnë emisionin.
Në komentin e saj, mikja kishte kritikuar Çobanin për manipulime dhe kishte ngritur akuza për marrje parash nga qytetarët që paraqiten në program.
“Dua t’ju dërgoj një foto për t’ju treguar sesi zonja Eni Çobani u kthen përgjigje grave të mbuluara. Një mikja ime i kishte shkruar dhe i kishte nxjerrë në pah të gjitha gënjeshtrat që thuhen në emisionin e saj në TV Klan. Ajo u merr para njerëzve dhe i mëson të gënjejnë. Mikja ime kishte komentuar dhe kishte treguar të vërtetën, por ajo i ishte përgjigjur privatisht në këtë gjuhë. Për më tepër, komenti i saj ishte fshirë. Ajo nuk kishte ofenduar askënd, thjesht kishte thënë atë që është e vërtetë,” thuhet në deklaratën e qytetares.
Aktualisht, Eni Çobani nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për këtë incident.