Mirupafshim flokët legjendar/ Njihuni me pamjen e re të Donald Trump (Video)

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ndryshuar stilin e flokëve, duke debutuar një pamje të re me flokë të krehur pas, në vend të modelit të tij ikonik të mëparshëm.

Ky ndryshim në paraqitjen e tij u vu re teksa Trump ishte në Klubin Ndërkombëtar të Golfit Trump në West Palm Beach në Florida.

Shumë komentues në rrjete sociale e përgëzuan për pamjen e tij të re.

Donald Trump është gati të marrë detyrën si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Trump do të betohet në detyrë në një ceremoni inaugurimi e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Washington.