Emërimi i Heidi Bacit si moderatore e formatit të njohur “Fan Club BBVA4” ka shkaktuar disa reagime në rrjetet sociale.
Ndërsa një pjesë e publikut e ka mirëpritur këtë zgjedhje, duke shprehur mbështetje dhe urime, të tjerë janë shprehur të pakënaqur, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë vendim.
Mes shumë komenteve dhe reagimeve, veçohet ai Ledion Liços, i cili zgjodhi ta përshëndesë Heidi-n duke shkruar: “Në gojë të ujkut thoni ju andej”.
Më pas ka ardhur dhe reagimi i Heidit e cila teksa shpërndan postimin e Ledionit, shkruan me humor: Ose si thonë anglezët: thyej këmbën.