Mariah Carey doli në skenë në Barclays Center të martën (17 dhjetor) në Brooklyn, duke shënuar fundin e turneut të saj ‘Christmas Time’.
Në turmë kishte shumë yje, përfshirë Rihanna, e cila pati një ndërveprim mjaft humorisik me “Mbretëreshën e Krishtlindjeve”.
Maria Carey i dha një autograf Rihannës në gjoks dhe turma u çmend.
“Mariah Carey po nënshkruan me gjoksin tim. Kjo është epike!”, tha këngëtarja 36-vjeçare në një video të postuar në rrjetet sociale.
Dhe siç mund ta mendoni, pamjet bën xhiron e rrjetit.
Rihanna said A$AP Rocky told her to come to the front row and get Mariah Carey’s autograph 😂. Mariah even wanted her shades:
M: “Who has the shades? Can I buy them?”
R: “Yeah, you can have them. For free!” pic.twitter.com/jDzUoV1HJ9— Fenty Headlines (@FentyHeadlines) December 18, 2024
Kthimi triumfues i Carey erdhi pas anulimit të tre koncerteve – në Pittsburgh, Newark, New York dhe Belmont- pasi ishte me grip. Carey njoftoi turneun me 20 data në gusht dhe performoi shfaqjen e parë në Highland, Kaliforni më 6 nëntor.
Këtë vit, këngëtarja festoi 30 vjetorin e albumit të saj festiv “Gëzuar Krishtlindjet”, ku përfshihej “All I Want for Christmas Is You”.