Pas përfundimit të rrugëtimit në programe si “Big Brother”, çiftet që formohen brenda shtëpisë shpesh përballen me sfida për të ruajtur marrëdhëniet jashtë kamerave.
Megjithatë, duket se për Anën dhe Kevinin, lidhja vetëm sa po forcohet, me çiftin që po kalon momente të rëndësishme së bashku.
Një nga momentet më të spikatura ishte postimi i Kevin-it në Instagram, ku ndau një foto nga një takim me familjen e Anës. Ai e shoqëroi imazhin me fjalët:
“Shumë bukur familja Ejupi, faleminderit, respekt.”
Ky moment është cilësuar si një hap i madh në marrëdhënien e tyre, sidomos duke pasur parasysh që në fillim prindërit e Anës ishin skeptikë për lidhjen e saj me Kevin.
Tani, duket se situata është qetësuar dhe familjet kanë filluar ta mbështesin çiftin.