Humb jetën në mënyrë tragjike mjeku i QSUT!

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm, ku mjeku specializant në QSUT, Vanion Cinari ka humbur jetën plas plagëve të rënda të marra nga aksidenti mbrëmjen e djeshme në Sauk. Çinari ishte mjek në QSUT, ku shërbente si specializant te Anestezi-Reanimacioni.

Nga aksidenti mbeti e plagosur edhe një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se parakalimi i gabuar i një drejtuesi solli përfshirjen e tre automjeteve në aksident me pasoja fatale.