Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të takohet me ikonën e muzikës shqipe, Parashqevi Simakun.
Prej ditës që Eltoni e takoi dhe e strehoi Parashqevinë në një hotel, ai ka dhënë detaje për këngëtaren përmes postimeve në rrjetet sociale.
Pak më parë, Eltoni bëri një postim në “Instastory” ku tregoi se Parashqevia ka biseduar me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj.
“Parashqevi Simaku foli më në fund në video konferencë me djalin dhe ish-bashkëshortin! Gëzuar Krishtlindjen! Gëzuar Shën Premten”, shkruan Ilirjani në postimin e tij.
Ndërkohë ditën e djeshme, Ilirjani tha se djali nuk donte t’a takonte nënën e tij.
“Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki. Po iku, duhet t’i shkoj mbrapa. Është e vetmja gjë që ndihem i pafuqishëm. Nuk e di. Jam shumë i prekur. Nuk flas dot”, tha biznesmeni i njohur