Pas fitores në spektaklin e dashurisë “Love Island Albania”, Arlindi dhe Ueda, një nga çiftet më të dashura të publikut, ndanë mendimet e tyre mbi të ardhmen televizive në një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën” në MCN.
Çifti shpalosi qëndrimet e tyre mbi pjesëmarrjen në formate të tjera televizive, duke përmendur konkretisht mundësinë e përfshirjes në një program si Big Brother Albania.
Arlindi u shpreh se një format si Big Brother do të ishte një mundësi unike për të eksploruar një aspekt tjetër të vetes.
Duke reflektuar mbi natyrën e programeve reality, ai shtoi se është e mundur të krijosh një përshtypje për dikë brenda një kohe të shkurtër, por njëkohësisht pranoi se situatat specifike mund të nxjerrin në pah anë të ndryshme të personalitetit të secilit.
Nga ana e saj, edhe Ueda u shpreh se është e gatshme por e sheh mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother si një vendim të varur nga prioritetet e saj personale dhe familjare. Duke përmendur rritjen e vajzës së saj, Amea, ajo theksoi se çdo angazhim i ardhshëm duhet të përputhet me nevojat dhe zhvillimin e jetës së saj.
Pavarësisht interesit dhe hapjes në projekte të reja, çifti zbuloi se deri më tani nuk kanë marrë ftesë.