Një 15-vjeçar është arrestuar së fundmi në Kamëz pasi ka kërcënuar me armë zjarri një 16-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Valiasit të Ri. Pas një debati për motive ende të paqarta i mituri ka kërcënuar 16-vjeçarin.
Pas arrestimit, 15-vjeçarit i është sekuestruar arma e zjarrit zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak.