Në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë e ftuar Antonela Berisha, e cila në gusht të këtij viti u përfshi së bashku me motrën e saj në një konflikt në të cilin dhunuan brutalisht, modelen Klea Prenga.
Ndërkohë Einxhel Shkira, pjesë e grupit të vajzave që drejtojnë këtë emision, është shprehur se edhe ajo vet ka kaluar një situatë të tillë.
“Jeta ka të papritura dhe ndonjëherë ne na ndodhin gjëra që nuk e kishim menduar që do na ndodhnin. Unë kam pasur situata, përafërsisht diçka të ngjashme në jetë (i drejtohet Antonela Berishës) dhe ndonjëherë ndihesh keq si u përfshive në atë rrethanë dhe si ka ndodhur. E vërtetë që nga gjaknxehtësia ndoshta njeriu del nga vetja, i erren sytë…”, u shpreh moderatorja.
Nuk dihet nëse e kishte fjalën për këtë situatë, por kujtojmë se Einxhel Shkira në shtator të vitit 2019 është përfshirë në një sherr me modelen Oriola Marashi dhe Kevina Kthellën, të cilat shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre.