Këngëtarja Rina Balaj, gjatë një interviste për emisionin “Prive,” ndau mendimet e saj të sinqerta mbi disa artistë shqiptarë, duke përmendur ata që, sipas saj, janë të nënvlerësuar dhe ata që janë të mbivlerësuar në industrinë muzikore.
Rina theksoi nevojën për të mbështetur artistët e rinj që ende nuk kanë marrë vëmendjen që meritojnë. Ajo përmendi emrat e Mak Zogajt dhe Bejtës, duke shprehur admirimin për punën e tyre.
“Rrugës kur po vija këtu, dëgjova një këngë të Mak Zogaj. Mendoj që ka nevojë për më shumë mbështetje,” tha Rina.
Ajo gjithashtu vlerësoi Bejtën, duke shtuar: “Është ende në fillim, njerëzit s’e dinë çfarë do të sjellë, por mendoj që ka shumë për të dhënë.”
Nga ana tjetër, kur u pyet për artistët e mbivlerësuar, Rina nuk nguroi të përmendë emrin e Butrint Imerit, një ndër këngëtarët më të njohur në skenën shqiptare.
“Mendoj që Butrint Imeri është i mbivlerësuar,” deklaroi ajo, pa dhënë më shumë detaje mbi arsyet e këtij mendimi.