Pas intervistës së Antonela Berishës në emisionin “Goca dhe Gra”, Klea Prenga ka reaguar në rrjetet sociale.
Në një deklaratë të gjatë, Klea mohoi kategorikisht që dikush t’i ketë kërkuar falje apo të ketë tentuar ta dëmshpërblejë, duke shtuar se nuk ka ndërmend ta pranojë një gjë të tillë.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Klea theksoi:
“Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do ta pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra.”
Klea shtoi se sulmet ndaj saj janë të dokumentuara dhe se autoret nuk kanë treguar pendesë, por përkundrazi, kanë vijuar të përndjekin atë dhe familjen e saj.
“Të dyja pohimet ishin të gatshme të kryenin [sulmin]. Fotoja më poshtë tregon adresat e tyre, ku guxojnë të pohojnë që do ta kryejnë sulmin përsëri.”
Ajo gjithashtu përmendi se komentet dhe pëlqimet e tyre në rrjetet sociale dëshmojnë që nuk ka pasur asnjë pendesë nga ana e tyre.
Klea kritikoi ashpër edhe mediat për trajtimin e çështjes:
“Tani nxirrini prapë në emisione të tjera, se ju shisni dhe shpirtin për klikime.”
Ajo akuzoi gjithashtu se mbështetja publike që pretendojnë autorët e sulmit vjen nga adresa fake, të cilat janë hapur me qëllim për të përndjekur atë dhe familjen e saj.