Ish-reperi i njohur Fero ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ku bëri deklarata të forta lidhur me marrëdhënien e tij të shkuar me modelen Arbenita Ismajli.
Gjatë intervistës me moderatoren Ester Bylyku, ai zbuloi për herë të parë se Arbenita kishte përjetuar një abort përpara lindjes së vajzës së tyre.
Në bisedë, Fero tha: “Pasi bëmë vajzën, ajo ka pasur një herë abort me mua.” Kur moderatorja e pyeti nëse ishte një vendim i saj apo një situatë e pavullnetshme, reperi u përgjigj: “Nëse ti ke një herë abort dhe të dytën herë ke vajzë apo djalë, a është prej qejfit apo prej zorit? Domethënë aborti është prej zorit.”
Deklaratat e tij kanë ngjallur interes dhe debate në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje marrëdhënien e trazuar mes ish-partnerëve.
Ky rrëfim i reperit vjen pas një sërë akuzash dhe deklaratash të bëra nga të dyja palët pas ndarjes.
“Të të them të drejtën edhe atëherë kam pasur dyshimet e mija, edhe gjatë kohës kur kemi qenë bashkë, sepse kanë ndodhur disa gjëra mes meje dhe saj. Unë pasi bëmë vajzën, se ajo ka pasur një herë abort me mua. Nëse ti ke një here abort dhe të dytën here ke vajzë apo djalë, a është prej qejfit apo prej zorit? Domethënë aborti është prej zorit.”