Aktorja Egla Ceno ka dhënë një deklaratë të fortë për rastin e këngëtares Parashqevi Simaku.
Ajo ka ndarë mendimin se urrejtja, ndonëse negative, mund të ketë një efekt motivues, ndërsa keqardhja ka një ndikim të kundërt, duke lënduar dhe dobësuar individin.
Egla e përshkruan keqardhjen si një ndjenjë që “mpin” dhe “shkërmoq dinjitetin,” duke e bërë individin të ndiejë një zbrazëti të rëndë dhe të humbasë forcën për të reaguar.
Sipas saj, urrejtja ka një natyrë tjetër: ajo buron nga ndjenja e inferioritetit të personit që urren, i cili nuk mund të pranojë cilësitë që sheh tek tjetri.
“Rasti i Parashqevisë ma përforcoi këtë mendim: Më mirë të të urrejnë se të ndiejnë keqardhje për ty! Urrejtja të paktën të gudulis egon dhe të bën të reagosh. Keqardhja të lëndon, të mpin! Ta shkërmoq edhe atë pak dinjitet që të mban akoma në këmbë,” ka thënë aktorja.
“Më mirë të urrejnë sepse urrejtjen e ndez “diçka” që i bën të ndihen humbës, leshko dhe të pavlerë përballë teje. Urrejtja ka të bëjë me problemet psiko-emocionale të vet urrejtësit, i cili shikon te ty atë që nuk mund të jetë dot kurrë vet. Ndërsa keqardhja të këput krahët sepse është e vërtetë.
Sa i përket “dashurisë” nga masa e rrjeteve sociale, faktet kanë treguar se të gjithë të duan kur je i papërfillshëm, kur nuk ke një qëndrim tëndin, kur rron për të patur konfirmimin e të tjerëve, kur je një butak ose kur je i vdekur”, përfundoi Egla.