Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë fotografuar së bashku në një nga rrugët më të frekuentuara të Tiranës, në zonën e Bllokut.
Takimi i tyre në Rrugën e Brigadave VIII ka ngjallur menjëherë kureshtje, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe duke nxitur spekulime mbi raportin aktual mes tyre.
Megjithatë, edhe pse natyra e takimit mbetet ende e paqartë, ish-partnerët kanë qenë të shoqëruar nga vogëlushja e tyre Poem Blu.
Në foton e siguruar nga Liberale.al, Ledri shfaqet duke mbajtur Poin në krah ndërsa Sara e cila duket e lumtur dhe e buzëqeshur mban në krah një arush gjigand prej pellushi.