Antonela Berisha ishte e ftuar së fundmi në një intervistë për programin “Goca dhe Gra”, ku normalisht u pyet për ngjarjen e bujshme ku u përfshi kohët e fundit, sulmin publik ndaj Klea Prengës.
Ajo rrëfeu detaje nga sulmi brutal, ku ndër të tjera tha se ka qenë në vendin dhe kohën e gabuar, teksa ka theksuar se nuk e njihte personalisht Klea Prengën.
“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë. Kam nxjerrë një mësim, mos bini pre e provokimeve, sidomos kur jemi person publik. Unë nuk jam e përfshirë direkte në këtë ngjarje, është motra ime.
Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë. Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cënuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut”, tha Antonela Berisha.
E pas kësaj deklarate Klea Prenga ka ardhur me një reagim të menjëhershëm.
Ajo ka postuar një foto në Instagram shoqëruar me mbishkrimin: “Disa kërkojnë show, të tjerë thjesht lindin për t’u ulur në fron!”