Këngëtarja Jonida Maliqi ka fituar një betejë ligjore ndaj ish-bashkëshortit të saj, Gent Prizreni.
Sipas burimeve të siguruara nga “Prive”, gjykata ka vendosur në favor të Jonidës, duke detyruar Gentin të shlyejë detyrimet financiare që nuk janë paguar për një periudhë prej 8 muajsh, për djalin e tyre, Danin.
Shuma që Genti duhet të paguajë për secilin muaj të papaguar është 2000 euro.
Ai është detyruar të vazhdojë të kontribuojë me këtë pagesë mujore deri sa Dani të mbushë 18 vjeç.