Edhe 7 ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri të Big Brother VIP Albania.
Deri më tani janë konfirmuar dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku. Ndërsa moderator do të jetë sërish Ledion Liço.
Sa i përket banorëve, burime të ndryshme kanë zbuluar dy emra: Laert Vasili dhe Rozana Radi.
Mirëpo sipas profilit të njohur në rrjetet sociale “Vipat e bllokut”, pjesë e Big Brother VIP Albania do të jetë edhe Mariela Berisha, motra e Antonelës.
Kujtojmë se muaj më parë Mariela dhe Antonela Berisha u përfshinë në një përplasje të fortë me Klea Prengën. Kjo e fundit pësoi dëmtim të rëndë në fytyrë.