Në puntatën e fundit të emisionit ‘Përputhen’, një nga konkurrentet, Katerina, ka ndarë një detaj të papritur për jetën e saj private.
Ajo ka rrëfyer se ka qenë në një lidhje dashurie me reperin e njohur shqiptar, Don Xhoni, për një periudhë prej katër muajsh.
Gjatë rrëfimit, Katerina ka treguar se ndarja mes tyre ka ndodhur për disa fjalë, duke mos zbuluar shumë detaje për arsyet konkrete.
E pyetur nëse reperi do të mërzitej nga zbulimi i kësaj historie, Katerina u përgjigj:
“Po, ai ka dashur me e mbajë lidhjen shumë privat.”