Ish-reperi i njohur Fero Fera ishte i ftuari i radhës në emisionin “Glamour Zone”, ku ai bëri disa deklarata të bujshme në lidhje me marrëdhënien e tij me ish-partneren, Arbenita Ismajli.
Duke adresuar akuzat për dhunë dhe urdhrin e mbrojtjes që Arbenita kishte kërkuar ndaj tij, Fero dha versionin e tij të ngjarjeve, duke insistuar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj, përveç një rasti që, sipas tij, ndodhi me kërkesën e vetë Arbenitës.
Ai tregoi se teksa shikonin filmin “50 Shades of Gray”, Arbenita i kishte kërkuar që të sillet si aktori kryesor i filmit. Kjo, sipas tij, ishte pjesë e një loje të dëshiruar nga të dy palët.
Deklarata e Feros:
“Ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjatë vitit 2023 në korrik, kthehem unë në shtëpi. Po të tregoj historinë se pse kam qenë unë në burg. Se edhe në burg kam qenë padrejtësisht. Unë e kam nuhatur se kohët e fundit ajo u mundonte me më inçizuar, tinëz dhe u mundonte me nxjerr fakte. E mësonin motrat e veta, për të më marr bvajzën. Gjithçka ishte e planifikuar prej saj. Mi bëri disa pyetje. Po, që na ka ndodhur njëherë me nënën e vajzës, ku unë kam ushtruar një lloj dhune ndaj saj. Ka qenë kur kemi qenë në dashuri dhe kemi qenë duke parë filmin “50 shades of Gray”. E kemi pare filmin dhe ajo donte të veproja unë si aktori. Ka ndodh një marrëdhënie dhe kur ndodhi ajo ka fotografuar veten. Ato foto I ka ruajtur”.