Gjatë darkës së të nominuarve mbrëmë, Leo u përball me një pyetje që ngjalli diskutime mes banorëve: “A u riktheve me Lelën vetëm nga frika që nuk do të kishe lojë pa të?”
Në përgjigjen e tij, Leo tregoi se vendimi për t’u rikthyer me Lelën nuk lidhet me lojën, por me ndjenjat dhe seriozitetin e lidhjes së tyre.
“Unë nuk kam frikë që jam rikthyer me Lelën, sepse lidhja jonë është shumë e vërtetë edhe unë lojën e lë anash kur kam diçka me Lelën. Ne kemi pasur shumë probleme, por mendoj që duhet t’i gjejmë zgjidhjet bashkë e jo të largohemi komplet prej njëri-tjetrit,” tha ai.
Leo sqaroi gjithashtu arsyen pse më herët kërkoi një pauzë në marrëdhënien e tyre, duke theksuar se kishte nevojë për kohë për të reflektuar dhe për të kuptuar se ku po shkonin ata si çift.
“Unë pauzën që kam kërkuar ka qenë për të parë se ku po shkojmë ne të dy me njëri-tjetrin dhe të gjejmë njëri-tjetrin. Unë kam shumë ndjenja për të dhe besoj që edhe Lela për mua,” shtoi ai.