Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i këngëtares Edona Llalloshi, është arrestuar për dhunë në familje.
Rasti u bë publik pasi Haxhifejzullahi u denoncua për dhunë nga bashkëshortja e tij, pas një konflikti që ka lindur më herët mes tyre.
Sipas informacioneve, konflikti ka pasur në qendër një çështje pronësie që pretendohet të jetë në emër të Edona Llalloshit. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se:
“Rasti është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit. Për momentin, informata të tjera nuk mund të jepen.”