Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, është arrestuar nga Policia e Durrësit pas një kallëzimi të bërë ndaj tij për mashtrim.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Veleshnja akuzohet se i ka marrë një automjet një qytetari dhe më pas e ka shitur atë pa autorizim.
Në deklaratën e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës thuhet:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin Rezart Veleshnja, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.”
Për momentin, Veleshnja ndodhet në paraburgim, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e çështjes.