Pas dy muajsh nga dasma private e Lori Hoxhës dhe biznesmenit Vis Bajraktari, janë publikuar për herë të parë disa imazhe nga ceremonia madhështore.
Çifti, që prej kohësh ka preferuar të mbajë jetën e tyre personale larg vëmendjes mediatike, organizoi një dasmë mes miqsh dhe familjarëve në ambientet e luksit të hotelit “Sheraton”.
Megjithëse asokohe dasmorëve iu ishte kërkuar të mos publikojnë foto ose video nga ngjarja, stilisti i njohur Valdrin Sahiti vendosi ta ndajë një imazh të veçantë të Lorit, duke e përshkruar si “yllin e yjeve”.
Në foto, Lori Hoxha shfaqet me një pamje elegante, flokët e kapur topuz dhe një grim të lehtë që theksonte thjeshtësinë dhe hijeshinë e saj.