“Zero Gradë”, një ndër projektet më të pëlqyera të këtij sezoni nga Arilena Ara dhe Pirro Çako, surprizoi publikun me tërheqjen e papritur nga gara.
Producenti Ardit Gjebrea kishte deklaruar se dyshja u tërhoq për arsye shëndetësore, por Arilena në postimin e saj të fundit tregon se kjo nuk ishte arsyeja e vërtetë.
Ajo falenderoi fansat për mbështetjen dhe në një ton thumbues shkroi: “Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.”
Në fund të postimit të saj, Arilena la të hapur mundësinë për projekte të tjera muzikore, duke thënë: “Deri në takimin tjetër: ‘PLOT gradë’ dashuri për ju!”.