Modelja Arbenita Ismajli ka reaguar ndaj deklaratave të vazhdueshme të ish-bashkëshortit të saj, reperit Fero, lidhur me pushimet e saj në Dubai.
Fero aludoi për një të dashur të ri të Arbenitës, të cilin e përshkroi me ironi si “Hasani”.
Sot, Arbenita iu përgjigj me një postim ironik, duke shkruar: “Kur unë jam raciste ndaj arabëve, por prapë shkoj në Arabi për të bërë umrah.”
Ky koment, i shoqëruar me një foto të saj të buzëqeshur nga Lindja e Mesme, u pa si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Feros dhe qëndrimeve të tij publike.