“Festivali i Këngës” këtë vit është përfshirë në polemika pas publikimit të këngës “Karnaval” të Elvana Gjatës në kanalin zyrtar të RTSH-së.
Fansat kanë vënë re zhurma të çuditshme në sfond, që e bëjnë të vështirë dëgjimin normal të këngës, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Elvana Gjata, e cila thekson se nuk ka kontroll mbi videon e publikuar, reagoi përmes një postimi në Instagram:
“Po vlerësojmë opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit që po kujdeseni,” shkroi ajo, duke shprehur habinë dhe zhgënjimin për situatën.
Nga ana tjetër, komentet në rrjetet sociale dhe YouTube kanë qenë të mbushura me kritika ndaj RTSH-së. Disa fansa i kanë cilësuar këto probleme si sabotim të qëllimshëm ndaj këngës. Një përdorues shkroi:
“RTSH, çfarë po planifikoni? Mjaft sabotuat këngën!”
Ndërsa një tjetër komentonte:
“Efektet zanore të shtuara janë të pakuptimta. Ky duket sabotazh!”