Gabriela Arapi, e njohur nga publiku për pjesëmarrjen e saj në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, ka ndarë lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.
Përmes një postimi emocionues në Instagram, ajo ka ndarë disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke shprehur ndjenjat e saj të thella për këtë moment të veçantë.
Në mbishkrimin e postimit, Gabriela shkruan:
“Unë dhe ti. Një bekim, Një emocion i papërshkrueshëm, Një ndjenjë e vërtetë, Një ëndërr e bërë realitet, Një dëshirë e plotësuar, Një dashuri pa kufi. Po, Dashuritë e pastra ekzistojnë. Ti EKZISTON!! Ti më dhe shpresë e forcë! Jam e dashuruar në ty, e marrosur në ty. Mezi pres të të mbaj në krahët e mi. Faleminderit Allah për këtë dhuratë.”
View this post on Instagram