Heidi Baci, e cila pak kohë më parë njoftoi largimin e saj nga emisioni “Goca dhe Gra,” duket se nuk është larguar përfundimisht nga ekrani i Top Channel.
Pas vendosjes së Einxhel Shkirës në vendin e saj si moderatore e emisionit, Heidi është gati për një rikthim, këtë herë në një tjetër format të njohur të televizionit shqiptar.
Sipas një postimi të bërë nga emisioni “Portokalli” në Instagram, Heidi do të marrë pjesë në një nga sketch-et e humorit, ku shpesh marrin pjesë të ftuar specialë.
Edhe pse u mendua se ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” kishte lënë Shqipërinë, ky angazhim i ri në “Portokalli” tregon se Heidi vazhdon të jetë pjesë e industrisë mediatike në vend, duke ruajtur lidhjet me platformën ku fitoi popullaritetin e saj.