Ky është versioni më i ri i humanoidit Neo që do të provohet nëpër shtëpi. Ky robot mund të lajë rrobat, të hekurosë, të bëjë punët e tjera të shtëpisë, duke u dhënë njerëzve më shumë kohë të lirë për veten. Jo vetëm kaq!
Ai do të jetë një shoqërues fantastik, të cilit mund t`i flasësh. Të bësh biseda të mira. T`i mësosh gjëra. Mund të jetë argëtues dhe gjithashtu është emocionues fakti se mund ta komandosh në distancë vetë robotin.
Pra nëse je diku tjetër, mund të lidhesh me robotin dhe ta urdhërosh të bëjë gjëra të vogla në shtëpi që ke harruar t`i bësh, si për shembull, të ushqejë macen, të mbyllë dritaren ose të kontrollojë nëse gjithçka është mirë.