Gjatë ditës së djeshme, moderatorja Roza Lati i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve në “intervistën” që ajo krijoi në InstaStory.
Roza foli me detaje për romancën e saj me Xhonatan Islamin, esperiencën në ekran, si edhe për të ardhmen e saj.
Mes të tjerash moderatorja u pyet edhe për raportin që ka me Heidi Bacin dhe ish-banoret e tjera të Big Brother VIP.
“Je shkeputur nga shoqet e bbv. Po me Heidin pse sje afruar?”, e pyeti një ndjekëse.
“Une me daljen nga Big, gocat i kam takuar. I kam respektuar. Tani, ne jemi njerez te rritur, secila ka angazhimet e veta ne jete, dhe vrulli perditshmerise na merr perpara. As Nenen time s’e takoj shpesh. Ndaj ju lutem! Persa i perket Heidit, kur mora vesh qe do largohej nga Shqiperia, i kam lene porosi njerezve te perbashket, qe Roza do ta takoj. Mos ik pa me takuar. Sido qofte, Heidi, Dashuri-Urrejtja ime ne Loje (sic e quaja une) e kam dasht me pasterti pertej lojes. Por nuk mora shenje prej saj…Kam pershtypjen… fjalen time s’ja percollen kurre...”, u përgjigj Roza.
Sa i përket aktorit Romeo Veshaj, Roza tha:
“Jemi pare disa here ne te njejtat restorante. Po i njejti perqafim. Po e njejta dashni! Zemren e tij s’e kam vene kurre ne dyshim!”, ndërsa i bëri edhe tag llogarisë së tij.