Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, u bë nostalgjike dhe publikoi në Instagram disa foto nga miniseriali i prodhuar vite më parë për platformën “Digitalb”, ku ajo luante përkrah aktorit Vis Pupa.
“Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016 luaja si gruaja e Vis Pupës në “Më fal për shprehjen”, një mini-serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla.
Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA… torturë e vërtetë për të shkretin. S’ka mo… gjen tenxherja kapakun gjithmonë,” shkruante Egla Ceno.
Por deklarata u mor dhe u aludua nga komentuesit e më pas portalet si ironi e hapur ndaj Romeo Veshajt, për serialin e ri që ai po realizon me këngëtaren Elvana Gjata.
“Tenxherja Kapakun” është titulli i serialit që Romeo dhe Elvana po realizojnë aktualisht, një projekt që duket se ka ngjashmëri me atë që Egla dhe Vis Pupa kishin zhvilluar vite më parë.
Por ajo që tërheq vëmendjen edhe më shumë është fakti se në episodin e fundit të serialit, dy personazhet e Romeos dhe Elvanës ishin pikërisht në një SPA, njësoj si video e shkëputur nga seriali i Eglës me Vis Pupën.
Ndërkohë, komentet në postimin e Cenos kanë reflektuar edhe më tej këtë krahasim. Egla vetë ka pëlqyer një koment ku një ndjekëse, duke iu referuar serialit “Tenxherja Kapakut”, shkruan: “Dy njerëz që s’kanë pikë emocioni transmetimi.”
Pasi lajmi mori dhenë në portale, Egla vendosi të reagojë dhe e përgënjeshtroi se qëllimi i saj ishte ironizimi i Romeos.
“Ueee s'guxon robi as të citojë një shprehje popullore se del nëpër gazeta. Faleminderit për vëmendjen medias në fjalë, por më duhet të përgënjeshtroj aludimin. Shpresoj të bëni sa më shumë “like” të paktën!”, shkroi ajo.