Ana Ejupi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3,” ka marrë shumë komente dhe ofendime pas krijimit të një lidhjeje me Kevin Edmond brenda shtëpisë së famshme.
Marrëdhënia e tyre, e zhvilluar në formatin televiziv, ka ngjallur diskutime të shumta, ku Ana është kritikuar për mënyrën se si është sjellë gjatë programit.
Përveç kritikave të shumta, Ana ka marrë mbështetje nga nëna e Kevinit, e cila ka reaguar ashpër ndaj atyre që e kanë ofenduar.
Në një postim në InstaStory, ajo ka dalë në mbrojtje të Anës duke theksuar se ajo tashmë është pjesë e familjes së tyre.
“Marre duhet me ju ardh për ofendimet që ia bëni Anës, njerëz analfabeta. Për atë ju jeni aty ku jeni…Jeni msu msheftas ju nëpër motela, si shikoni motrat dhe gratë e juve”, ka shkruar nëna e Kevinit.
Ajo gjithashtu shtoi: “Ana është tash në familjen time dhe do ta mbrojë në maksimum si me qenë vajza ime. Shikoni familjet e juaja para se me gjyku”.